Presidenti uron socialistët për ditëlindjen e PS

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot socialistët dhe simpatizantët për 27-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Presidenti i uron lidershipit të PS dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse.

Në këtë përvjetor të themelimit të Partisë Socialiste, kësaj force politike shumë të rëndësishme, kam kënaqësinë t’i uroj lidershipit, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, suksese në përmbushjen e përgjegjësive qeverisëse në funksion të së ardhmes europiane të Shqipërisë“,- shkruan Presidenti Meta në Facebook.