Po prishnin shtëpinë, punëtorët gjejnë 600 monedha ari

Gjatë prishjes së një shtëpie të zbrazët në rajonin Bretanjës në veriperëndim të Francës, janë gjetur 600 monedha ari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e bërë nga njësia e sigurisë në Pont-Aven, thuhet se punonjësit gjatë prishjes së shtëpisë në rajonin e Bretanjës kanë gjetur 600 monedha ari të cilat datojnë nga viti 1870.

Më tutje duke bërë të ditur se monedhat janë të Belgjikës, thuhet se mbi monedhat gjendet fotografia e mbretit belg të asaj kohe, Leopold II.

Theksohet se vlera e monedhave është rreth 100 mijë euro.