Pasi nxori femrat pa reçipeta, “Zjarr Tv” zhvesh edhe meshkujt

Televizioni shqiptar “Zjarr Tv” u bë i njohur duke transmetuar lajmet me spikere që flisnin ndërsa ishin të veshura vetëm me një xhaketë duke dalë kështu topless përpara kameras.

Televizioni arriti që për disa muaj të ishte një ndër temat më të diskutuara dhe jo vetëm në Shqipëri, pasi mori vëmendjen edhe të mediave të huaja.

Normalisht kujt nuk do t’i bënin përshtypje vajzat që transmetonin lajmet pa reçipeta.

Por tani që kjo është harruar disi, ky televizion ka vendosur të sjellë sërish një risi.

Kjo pasi nuk ka tashmë vetëm prezantuese femra që janë të zhveshura por edhe meshkuj.

Pak ditë më parë “Zjarr tv”, ka nxjerr një prezantues mashkull topless. Ai është shfaqur me vetëm një xhaketë dhe pa kanatjere poshtë duke prezantuar lajmet. Video e prezantuesit në fjalë ka pushtuar rrjetin.