Njerëzit po çuditen me zërin e Kim Jong un

Donald Trump dhe Kim Jong un bënë histori me një shtrëngim dore: përballja e shumëpritur e dy kundërshtarëve të mëdhenj që për pak e çuan botën në prag të një konflikti bërthamor, u realizua në ishullin aktualisht të blinduar të Sentosa-s, në Singapor, zona që ka rrëmbyer sot të gjithë vëmendjen e botës.

Në mediat britanike, ndër to Metro po qarkullon një lajm, se njerëzit po çmenden pas zërit seksi të Kim Jong-un. Dhe jo vetëm kaq, po e krahasojnë me zërin e aktorit hollivudian Johnny Dep dhe po thonë se ia kalon edhe këtij të fundit.

Pavarësisht se ai foli në gjuhën koreane gjatë konferencës së përbashkët me Trump, njerëzit po bëjnë statuse ngado, po thonë se zëri i tij ka një timbër të veçantë, ka një zë të thellë dhe shumë seksi, gjë që i ka befasuar ata që nuk e kishin dëgjuar më parë.

Një përdorues i Twitter-it, Buthy Whole shkroi: ‘Kim Jong Un ka një zë seksi’.

Deby Wallis tha: ‘Kush do ia merrte mendja se Kim Jong Un ka një zë seksi si Johnny Depp, ndoshta akoma më seksi?’

Të tjerë thanë se kishin pritur që Kim të vazhdonte të fliste, pasi po iu pëlqente shumë. Diana Puetz shkruan: U marrosa pas zërit të tij. Disa thanë se duhanpirja ka bërë që ti trashet zëri.