KE vlerëson Ministren Manastriliu: Shqipëria, progres për komunitetin rom

Zyrtarë të lartë të Komisioni Europian kanë vlerësuar strategjinë e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të drejtuar nga ministrja Ogerta Manastriliu.

Zv/Drejtoresha e Komisionit Europian për Fqinjësisë dhe Negociata e Zgjerimit, Katarina Mathernova e cila ishte sot në Tiranë, pjesëmarrëse në mbledhjen e Këshillit Drejtues të projektit të KE për Integrimin e Romëve ka parë nga afër reformat dhe projektet për këtë komunitet.

Në takimin me ministren Manastirliu, përfaqësuesja e KE shprehu vlerësimin e saj për progresin lidhur me mbështetjen e komunitetit rom.

Vlerësimin për reformat e Shqipërisë, Katarina Mathernova e ka shprehur dhe në një postim në Twitter pas takimit me ministren Ogerta Manastriliu.