Byzylyku inteligjent që komandon telefonin

“Crescent” është byzylyku që dërgon komanda për çdo pajisje – tabletë, telefon celular, laptop, televizor – nëpërmjet Bluetooth, me vetëm lëvizjen e krahut. I lehtë për t’u përdorur.

Pajisja, e zhvilluar nga startapi i Izraelit, 6Degrees – Reclaim Your Life Digital, është projektuar për njerëzit që vuajnë nga aftësitë e kufizuara në gjymtyrët e sipërme të shkaktuara, për shembull, nga goditja, paraliza, amputimi dhe sindroma i kyçit të dorës, shkruan Isralei.sot.

Testet e para për kompaninë me qendër në Jeruzalem ishin inkurajuese. Një fëmijë me të dyja krahët e prera, në sajë të Crescent shkroi – për herë të parë – një mesazh për mikun e tij në Facebook, një djalë me paralizë cerebrale pikturoi pamjen e tij të parë, një djalë i ri që i mungonin duarve i telefonoi nënës së tij.