Blendi Fevziu: Të shkoja në Top Channel ia kërkova vetë Ben Blushit

Gazetari Blendi Fevziu zbuloi sonte më shumë detaje rreth tentativës së tij për t’u larguar nga Tv Klan drejt Top Channel.

Duke folur në emisionin e Artur Zhejit, Feziu tha se ishte ai që ia kishte kërkuar Ben Blushit të shkonte në Top Channel, jo se kishte një ofertë nga televizioni rival.

Sipas Fevziut, projekti i Ben Blushit për ‘fuqizimin e influencës politike’ të Top Channel përmes lajmeve dhe emisioneve, i duket shumë interesant dhe ndaj tentoi që t’i bashkohej Top Channel.

Por ai tha se do qëndrojë në Tv Klan, me shpresën se do të ndryshojë në raportet nga pikëpamja e kontentit në këtë televizion. Fevziu mohoi që të kishte një konflikt me pronarin e Klan, Aleksandër Frangaj.

Pyetjes nëse Rama e ka ndikuar për t’u larguar drejt Top-it, ai u përgjigj: “Rama nuk influencon dot asnjë nga vendimet e mia, ne nuk jemi miq, kemi një raport korrekt pune. Një njeri që nuk është mik nuk mund as të këshillojë dhe as ta dëgjosh për diçka. Nuk ka pasur negociata për këtë kalim të mundshëm, i kisha kërkuar unë Ben Blushit të shkoja te Top-i, dhe kam qenë një dyzim. Nuk mund të largohesha nga Klani sepse kisha “një problem” moral me Frangaj, doja ta mbyllja me një lloj mirëkuptim, për t’i thënë që e përmbusha një cikël 20 vjeçar. Unë isha mirë dhe komod në Klan, por kisha një projekt që mund të dukej më interesant në Top, por nuk ika. Unë nuk kisha një shkak që doja të largohesha, kjo ishte një çështje që unë kam një gjë më tërheqëse së këtu, por kaq”, u shpreh ai.