Veliaj shpjegon si funksionon Mobike

Në intervistën e tij në Ora News, kryebashkiaku Veliaj ka treguar vetë se si përdoret Mobike, biçikleta smart pa stacion, që hapet vetëm me një aplikacion. Kuriozitetit se si funksionojnë biçikletat nuk i ka shpëtuar as gazetarja e njohur Ilva Tare, ndërkohë që Veliaj theksoi se në 1 javë, Mobike është përdorur më shumë se ne çdo qytet tjetër në botë ku eshte futur kjo biçiklete.

 Tare: Mobike? Si erdhi në Tiranë?

Veliaj: Në fakt për herë të parë në Evropë e pashë në Firence. Firence ëshët qyteti im binjak, jemi duke bërë disa punë me Firencen. Dario Nardellën e kam njohur Matteo Rencin, kur ai ishte kryetar i Bashkisë dhe më zuri syri që në mënyrë të rëndomtë në qytet shikoja disa biçikleta portokalli, që nuk kishin stacion biçikletash dhe aty u fasionova. Thashë si ka mundësi që të gjithë por përdorin të njëjtin tip biçiklete. Aty kuptova në fakt ishin biçikleta pa pronar dhe ishte një sistem ky qyteti vinte në dispozicion nëpërmjet një kompanie private, biçikleta në mënyrë të rëndomtë të rastësishme të shpërndara.

Tare: Si funksionon?

Veliaj: Është një sistem shumë i thjeshtë. Ku klikon në aplikacion. Ne tani jemi në qendër të Tiranës dhe shikojmë se ku është biçikleta më e afërt dhe në varësi ku e lëviz treguesin shikon ku është biçileta. Shikon ‘tuneli me zemra’, tek rruga Ismail Qemali është biçikleta më e afërt. Kështu që ti shkon tek biçikleta i bën një fotografim barkodit, biçikleta zhbllokohet, ti e përdor për të shkuar nga pika A në pikën B. Duhet të jesh i regjistruar.

Tare: Duhet ta kesh marrë një shërbim

Veliaj: Sot vetëm pas pak ditësh Tirana për të njëjtën sasi ditësh është numër një në botë. Nga aftësia e njerëzve për të kapur teknologjinë

Tare: Numër një në botë për çfarë?

Veliaj: Pra kompania është sot në rreth 200 qytete dhe bën një matje të statistikës, sa veta për 100 mijë banorë kanë arritur që të bëjnë shkarkim të aplikacionit dhe të bëhen menjëherë në përdorues.

Ne në një javë kemi të dhënat më optimale nga 200 qytetet e tjera të botës. Do të thotë se shqiptarët, pavarësisht se çfarë themi ne ndaj njëri-tjetrin që ne nuk bëhemi, nuk kuptojmë, nuk marrim vesh, ne merrkemi vesh përnjëherë. Pra një gjë me shumë pak le të themi sqarim u bë trend brenda javës. Sot është mëse normale të shohësh biçikleta të shpërndara kudo. Ne hedhim pothuajse çdo ditë nga 100 e nga 100 derisa të arrijmë në fund të verës 4000 biçikleta në Tiranë.

Tare: Kur thoni ne, cili është roli i Bashkisë në këtë projekt?

Veliaj: Roli i Bashkisë është që të krijojë infrastrukturën, do të thotë që të ndihmojë me korsitë. Një përdorues i biçikletës që nuk ndihet i sigurtë sado që të jetë i pasionuar për ta lënë makinën dhe për t’iu rikthyer biçikletës për ta përdorur atë në distanca të vogla nëse nuk është i sigurt nuk e bën. Roli i bashkisë janë korsitë e dedikuara. Ne sapo kemi mbaruar pothuajse nga sheshi Nënë Tereza deri tek Bulevardi i ri, ka një korsi të dedikuar. Tek Zogu i Zi futesh në mes, tek bulevardi futesh anash.

Në vitin ’70, dhe s’ka qenë Amsterdami e Roterdami që filluan ka qenë qyteti i Groningen, kryetari të bashkisë i çonin letra për ta vrarë, i thonin: Ne do të vrasim me këtë që po bën. Kur filloi këtë revolucion. Pra çdo komb ka filluar nga diku dhe njërëzit e kanë pritur me histeri. Tirana çuditërisht e ka pritur me shumë bujari dhe mendje të hapur për shumë arsye. Jemi në një fazë kur shumica e njerëzve kanë qenë njëherë jashtëm, pra kanë parë botë me sy. Jemi në nëj situatë ku informacioni është transparent, pra ne e dimë që ky është një qytet i ndotur dhe ka shumë trafik, jemi në një vend ku moti është i bukur, ku 90% e qytetit është e sheshtë dhe jemi në një vend ku gjithnjë e më shumë duhet të jetë demokratik. Kur them demokratik nuk flas për votime, flas për mënyrën sesi ne trajtojmë pronën publike. Tirana ka 170 mijë makina, pra 170 mijë shoferë për 1 milionë banorë, pra 17 % e popullsisë. Pyetja është po 83% e të tjerëve? Se në Tiranë 250 mijë veta marrin autobuzin çdo ditë. Do të thotë që këta janë 25% pronarë të rrugëve, ndërkohë që kemi 200 mijë të tjerë që ecin në këmbë. Këta 200 mijë që çdo ditë i bëjnë gjërat në këmbë, gjithashtu paguajnë taksa me të cialt janë bërë gjithë këto punë. Kështu që është një mënyrë për ti thënë gjithsecilit që patjetë makinat janë të rëndësishme por nuk janë trofe metalike pro janë mjete transporti nga pika A në pikën B. Dhe fakti që sot është ulur ndjeshëm përdorimi i panevojshëm i makinave është pjesë e disa politikave, së pari i ngushtimit të rrugëve. Historia ka treguar, po të shikojmë rastin e Huston dhe Los Angeles, i bënë rrugët fillimisht nga 4, 6, 8 tani janë 16 korsi dhe ka prap trafik. Pra ndonjëherë ose në shumicën e rasteve ndërtimi i më shumë rrugëve është provuar shkencërisht që është më shumë ftesë për të sjellë makina qytet.

Tare: Po tentativa për të hequr GPS, për ta dëmtuar ka pasur?

Veliaj: Poshtë Firences kompania nuk ka hapur në asnjë vend tjetër, të Italisë po flas, në Ballkan në asnjë vend tjetër përveç Tiranës. Do të thotë që sot Tirana është bërë një qytet, në mos evropian nga infrastruktura, evropian nga kultura. 1 në 600 të parat dhe ajo u rikuperua, pra personi u kap. Tentativat për ti hequr GPS janë tentativa të kota, ti biesh murit me kokë se për çfarë e do atë GPS. Pra ajo rrotë nuk i bën asnjë biçiklete tjetër, ajo shalë nuk hiqet se nuk i bën asnjë biçiklete. Pra çdo gjë është unike për atë biçiklete. Pra është jashtë standardit të çdo biçiklete tjetër. Nëse je dashnor i madh i biçikletës shkoi tek pazari, tek tregu i biçikletave dhe mbaje. Pra qëllimi afatgjatë është që ne njerëzit ti bëjmë me biçikletë. Ama thyerja e një pedalje, dëmtimet janë pjesë e konsumit. Sot jemi realisht numër 1 në çdo qytetet, nuk i ka parë kurrë parametrat më të mira se Tirana.

Tare: E merr në një destinacion dhe e dorëzon diku tjetër, dhe e lë aty biçikletën, çfarë ndodh?

Veliaj: Supozojmë, ju erdhët nga shtëpia juaj pranë rrugës së Elbasanit. Nëse do të kishit përdorur biçikletën do të kishit gjetur se ku është më e afërta tek shkolla Kosova dhe do ta kishit zhbllokuar e do kishit ardhur tek bashkia. Do ta linit këtu poshtë. Atë ndërkohë e ka marrë dikush tjetër por ama kur del gjen kush është më e afërta e dikujt që ka mbaruar punë me biçikletën rreth sheshit Skënderbej dhe e ripërdor atë.

Tare: Nuk kanë stacione, mund ta parkosh kudo

Veliaj: Nuk kanë stacione, mund ta parkosh ku të duash por sigurisht duhet të përdorësh sensin e llogjikës, ën trotuar mos e vendos që të bllokojqë trotuarin por vendose anash, mbështete në mur, ule këmbalecin, treghu pak nikoqir siç do tregoheshe në shtëpinë tënde nëse nuk do doje që diçka të zinte korridorin dhe gjithë hapësirën. Besoj nëse vazhdojmë me këtë ritëm do rrisim numrin e atyre që pedalojnë në vend të makinave. Kam takuar shumë miq të mir dhe miq të përbashkët që unë kurrë nuk e kisha menduar se do i shikoja në foto në biçikletë, duke e ditur që kanë fuoristrada që le të themi janë në gjendje dhe kur i kam parë, po kthehet pak edhe në stil jetese. Dhe momentin që biçileta kthehet dhe në pak stil jetese, pra hollandezët nuk janë me biçikleta se janë të varfër por kanë zgjedhur atë stil biçiklete. Më i shëndetshëm, më i pastër, fizikisht më mirë dhe pjesa e kultivimit të kësaj etikës sportive që ne po bëjmë me maratonën, me biçkletat, shumë prej aktiviteve tashmë kemi hap 62 palestra, një nga gjërat me më pak koste, me impaktin më të madh.