Artistët sot në protestë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Artistë dhe qytetarë do të protestojnë sot kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Protesta është parashikuar në orën 20:30. Artistët kundërshtojnë projektligjit e propozuar nga qeveria “Rama”, i cili parashikon shembjen e teatrit dhe ngritjen e disa kullave.

Artistët kërkojnë mbrojtjen e ndërtesës së Teatrit dhe mosmiratimin e ligjit që i hap rrugë ndërtimit me PPP të teatrit dhe të kullave përreth tij. Aktorët e quajtën projektligjin që parashikon dhënien e tokës publike ku ndodhet teatri një kompanie private, një skemë të pastër klienteliste antikushtetuese.