Anketa e punësimit

Nga Agim Xhafka –

-Alo,po bëjmë një anketë për punësimin e të rinjve. Sa keni në pallat persona 16-35 vjeç?
-Bëhen nja 30 copë.
-Sa prej tyre punojnë?
-Të gjithë,të gjithë. Asnjë nuk e kemi në kafe. Çuna e goca për së mbari.
-Na thoni ku punojnë,në se u kujtohen.
-Më kujtohen,shkruaj;12 djersijnë në Athinë.2 ikën në Amerikë me green card,10 në Itali,4 në Londër dhe 2 sapo arritën shëndoshë e mirë në Zelandën e Re. I shënove?
-Pip,pip,pip,…