Presidenti Ilir Meta homazhe për Vokrrin: Veprat e tij frymëzim për gjeneratat e reja!

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhe për Fadil Vokrrin. Ai bashkë me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë u shprehën ngushëllime familjarëve.

“I përjetshëm kujtimi i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Talenti dhe vepra e tij do të mbeten frymëzim për gjeneratat e reja për të ecur në rrugën e suksesit dhe lartësuar vlerat kombëtare jo vetëm në fushën e sportit”, ka shkruar presidenti Meta në mesazhin e tij për ndarjen e papritur nga jeta të Vokrrit.