SPECIALE/ Njihuni me kombëtaret që kanë shënuar më shumë në Kupën e Botës

Katër herë kampionia e Botës, Gjermania është skuadra që ka shënuar më shumë gola gjatë një Botërori. “Pancerat” njihen si skuadra që sulmon më shumë dhe kjo shfaqet edhe në statistikat e tyre të frikshme. Lojtarët e kombëtares gjermane janë ata që kanë festuar më shumë se çdo kundërshtar tjetër në një kompeticion si Kupa e Botës.

Plot 224 gola janë shënuar ndër vite. Sigurisht nuk janë të pakët edhe sulmuesit e mëdhenj që kjo skuadër ka pasur në të kaluarën. Kujtojmë këtu Gerd Myler, Rumenige, Bremen, Klinsman dhe golashënuesi më i mirë Miroslav Klose. Ky i fundit është edhe lojtari me më shumë gola të shënuar në një kampionat botëror, i fundit ishte ai në 2014 në Brazil.