Serbia shpartallon Bolivinë në miqësoren para Kupës së Botës (VIDEO)

Serbia ka mposhtur me goleadë Bolivinë në testin e fundit miqësor përpara startit të Botërorit Rusi 2018. Kombëtarja ballkanase shkëlqeu në sfidën e zhvilluar në Graz të Austrisë duke mposhtur me shifrat 5-1 përfaqësuesen amerikano-jugore.

Skuadra e drejtuar nga Krstajic shënoi 4-herë në pjesën e parë me sulmuesin Mitrovic që realizoi dy herë, Adem Ljajic dhe kapitenin Branislav Ivanovic.

Në fillimin e fraksionit të dytë Bolivia shkurtoi shifrat me golin e Campos, përpara se Mitrovic të kompletonte pasditen e tij me perfekte me golin e 5-1 dhe të tretin personal.

Serbia bën pjesë në grupin E së bashku me Brazilin, Kosta Rikën e Zvicrën.