Presidenti timonier në liqenin e Prespës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vizitoi sot Bashkinë e Pustecit.

I shoqëruar nga drejtuesit vendorë, Presidenti bëri një shëtitje me varkë në liqenin e Prespës dhe vizitoi Kishën e Shën Marisë që ndodhet në ishullin e Maligradit.

Gjatë udhëtimit për në ishullin e Maligradit kreu i shtetit, siç duket edhe në video, mori vetë drejtimin e varkës.