Kedira e thotë hapur: Ja kombëtarja që i druhem në Botëror, janë shumë solid

Gjermania është një nga pretendentet për Kupën e Botës në Rusi, por Sami Kedira, si një nga futbollistët me më shumë eksperiencë, beson se nuk do të jetë aspak e thjeshtë.

“Kundërshtari më i rrezikshëm? Sigurisht që Spanja. La Roja ka një bazë shumë solide dhe është përbërë nga lojtarë me eksperiencë dhe të rinj shumë të fortë. Kanë një mbrojtje të kujdesshme, një portier të shkëlqyer, mesfushorët janë të aftë të të fshehin topin, ndërsa në sulm janë shumë të fortë.

Po është e vërtetë sepse pas sezonit të parë me Juventusin nuk isha i lumtur, nuk e ndieja veten se mund të isha mes të mirëve. Shumë dëmtime dhe mbi të gjitha lodhje mendore. Megjithatë për fat të mirë ndryshova mendjen dhe kam bërë zgjedhjen e duhur”, ka thënë mesfushori gjerman.