Almeda dhe Tolgahan kërcejnë në DWTS, aktori turk flet shqip

Siç ishte bërë e ditur, Tolgahan Sayisman ka kërcyer mbrëmjen e sotme në “Dancing with the stars” së bashku me bashkëshorten e tij, prezantuese e spektaklit, Almeda Abazi.

Almeda u shfaq me një fustan të bardhë ndërsa Tolgahani me kostumin klasik. Ata kërcyen nën ritmet e këngës “Everything I do”. Në fund çifti shkëmbyen një puthje dhe u duartrokitën pafund.

“Faleminderit shumë, jam shumë i lumtur që jam këtu. Të dua Shqipëria”, tha Tolgahani i cili më pas si i ftuar special u ul në tryezën e jurisë. Ndiqni kërcimin e Almedës dhe Tolgahanit në videon e mëposhtme.