Greqia merr nën mbrojte 8 ushtarakët turq, Ankaraja: Do t’i rrëmbejmë!

Turqia pezulloi marrëveshjen e saj të ripranimit të migracionit dypalësh me Greqinë, pasi drejtësia greke lëshoi tetë oficerë turq, të cilët u larguan nga vendi pas grushtit të dështuar të shtetit, tha gazeta pro-qeveritare Daily Sabah.

“Ajo që bëri Greqia është e papranueshme. Është Greqia ajo që ka vuajtur shumë grushte shtetit. Qeveria me të vërtetë dëshiron ta zgjidhë çështjen”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavuşoglu, duke shtuar se kishte “shumë presion nga Perëndimi ndaj gjyqësorit grek “.

Ushtarët, të cilët kërkuan pranë autoriteteve greke azil, pasi ikën nga Turqia në një helikopter ushtarak, tani po mbahen në vende të sigurta, pasi autoritetet turke premtuan t’i rrëmbejnë ata dhe t’i çojnë në Turqi.