“E kanë rrahur dhe futur kokën në kazan me ujë në Angli”

Ngjarja e mesditës së djeshme ku 26-vjeçari Qemal Sela qëlloi me automatik duke i lënë të vdekur në vend dy prindërit e tij tronditi qytetin e Peshkopisë.

Policia filloi menjëherë punën për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes të rëndë duke kërkuar mbi të shkuarën e të riut në Angli.

Specialistët dhe drejtuesit dyshojnë se ai e ka kryer krimin e dyfishtë në kushtet e depresionit. Po sipas Policisë, i arrestuari për krimin e rëndë nuk ka dhënë sqarime rreth motiveve të vrasjes së prindërve.

“Na tha se e kanë burgosur në Angli, se ia kanë futur kokën në kazan me ujë, se e kanë rrahur, madje se nuk ka as prindër”, bëjnë të ditur burime nga grupi i hetimit, teksa konfirmuan se ka dyshime të forta në lidhje me shëndetin mendor të të riut.