Prokuroria tashmë është e pa besueshme

Nga Ylli Manjani – Cilado qoftë përgjigja e ekspertimit të audio-përgjimit, ligjërisht duhet ta ziejnë dhe ti pijnë lëngun!

Po në bazë të ligjit, me letrën që do shkruhet ajo përgjigje, me nder Jush, mund ta përdorin kur të mbarojnë punë në hale. Uroj të jetë letër e butë…

Këtë akt nuk e përdor dot para asnjë gjykate! Sepse ky është akti i degjenerimit hetimor në Shqipëri!

Prokuroria nuk kreu asnjë veprim hetimor verifikues, si thirrja verifikimi i telefonatave apo ballafaqimi i personave. Përkundrazi lejoi largimin nga territori edhe të Agronit (Gerondit) edhe të Albertit (Babales).

Prokuroria as palo kallëzimin e bërë natën nga Agroni, nuk e bëri dot deponim proçedural. Pra pa bërë veprimet e thjeshta hetimore, nxitoi të mbështeste deklarimet publike të Ramës për mos autenticitetin.

As vetë Fatmiri nuk e priste këtë gjë, sepse ishte i bindur që takimi kishte ndodhur, ndaj e nisi vëllanë për gjithë natën në burg!

Prokuroria tashmë është e pa besueshme sepse është tërësisht në shërbim të vëllait të Agronit. Shpejtësia mahnitëse me të cilën punoi Prokuroria natën, e bëjnë atë përfundimisht gazi i ditës! Ndaj, ka të drejtë Ambasadori Lu, kur kërkon “hetim të pavarur”, për këtë çështje! Tjetër gjë se si erdhëm deri këtu… Halli është se kjo çështje po shkon drejt shuarjes, si të gjitha të tjerat….

Ne na rroftë reforma!