Plas skandali, gjyqtari dhe zyrtari i Botërorit kapen duke marrë rryshfet

Kur duhet edhe fiks 1 javë nga starti i kampionatit Botëror “Rusi 2018”, BBC publikon një skandal të madh.

Gjyqtari ansor kenian, Aden Marua, i cili duhej të ishte pjesë e Botërorit 2018 shfaqet duke marrë një ryshfet prej 600 dollarësh para një ndeshje.

Pas publikimit videos, FIFA bëri të ditur se vijërojtësi në fjalë ishte tërhequr për probleme personale nga aktiviteti.

Kjo tregon hapur se në Botëror ka ende njerëz të njollosur çka ngre dyshime të mëdha mbi ndershmërinë e garës në Rusi.

Ndërkaq, në video shfaqet gjithashtu vetë presidenti i Federatës Ganeze të Futbollit, Kyeshi Nantaki, filmohet duke marrë një ryshfet prej 65 mijë dollarësh të cilët i fut me shpejtësi në një qese plastike.