Ndërhyrjet në rrugë, ARRSH: Gati kontrata e mirëmbajtjes për 622 km, ja qarqet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar Planin e Menaxhimit Social dhe Mjedisor për akset rrugore në qarkun e Tiranës, Dibrës, Shkodrës dhe Kukësit, që përfshin të gjitha punët fizike, aktivitetet dhe shërbimet e nevojshme për t’i sjellë rrugët në nivelin e shërbimit të kërkuar dhe për t’i mirëmbajtur e menaxhuar.

Në total janë 14 akse ku parashikohet të ndërhyhet në tre kategori kryesore, ku bie në sy autostrada Tiranë -Durrës, Durrës-Fier, Shkodër-Kukës apo Lezhë-Shëngjin. Objektivat kryesorë të kontratave lidhen me rritjen e efikasitetit dhe efektivitetit me të cilin kryhet menaxhimi dhe mirëmbajtja,  maksimizimin e vlerës së parave që shpenzohen për zhvillimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit rrugor si dhe përmirësimin e gjendjes dhe sigurinë e rrjetit rrugor në dobi të përdoruesve të tij.

Në total janë rreth 622 km rrugë që pritet të jenë objekt i këtyre kontratave, vlera e të cilave nuk është përcaktuar ende. Kjo në ndryshim nga plani i menaxhimit për rajonin jugor Vlorë-Gjirokastër, e cila në total kap vlerën e 13.7 milion euro. Financimi i këtyre kontratave do të bëhet nga Banka Botërore, ndërsa kontratat do të ketë një kohëzgjatje prej 5 vitesh.

AKSET RRUGORE KU DO TË NDËRHYHET

Qarqet Shkodër dhe Kukës

Tiranë – Han i Hotit 77,88  km

Shkodër – Kukës 138,41 km

K/Han i Hotit – Tamarë  32,60 km

Lezhë – Shëngjin  6,10  km

Ura e Bunës – Muriqan 13,9 km

Melgushë (K/Rr.Nr.1) – Mjedë  7,10  km

Gjatësia totale e rrugëve të kontratës A 336,45 km

AKSET RRUGORE KU DO TË NDËRHYHET

Qarqet Tiranë dhe Dibër

Tiranë – Han i Hotit 54.55 km

Tiranë ‐ Durrës (autostrada)  32.50 km

Durrës ‐ Fier 34.20  km

Milot ‐ Skuraj – Peshkopi  117.90 km

K/Rr.Nr.6 ‐ Dogana Blladë  3.35 km

6 Vorë ‐ K/Rinas ‐ F.Krujë  11.50 km

Kryqëzim Rinas ‐ Rinas ‐ Qafe Kashar 9.00 km

Maminas‐Hamallaj‐Shen Pjeter 23.00 km

Gjatësia totale e rrugëve të kontartës B 286.00 km