Largimi i Ronaldos i pashmangshëm nga Reali, dështon takimi i rinovimit

“Kristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid”. Kështu e ka hapur gazetën e sotme portugezja “Record” në faqen e parë, që ka theksuar se vendimi i yllit portugez është i pashmangshëm prej “premtimeve të pa mbajtura nga Florentino Perez”, në lidhje me përmirësimin e kontratës së tij me merengues.

Gazeta “Marca” shkruan se të martën ka pasur një takim me Zhorzh Mendes, përfaqësuesin e Ronaldos, në të cilin ai është informuar se klubi nuk është i gatshëm për të arritur atë që kërkon CR7 në negociatat për rinovimin e kontratës.

Ylli portugez kërkon 50 milionë euro në sezon, një shifër që nuk mund të përballohet dot nga “Los Blancos”. Ronaldo e ka nderuar gjithmonë punën e “Zizu” me Real Madridin si trajner: nëntë tituj në dy vite e gjysmë. Sipas të dhënave të “Record”, “Italia, Franca dhe Anglia janë destinacionet e mundshme” të Kristiano Ronaldos, nëse largimi i tij nga Real Madridi më në fund konfirmohet. “Italia, Franca dhe Anglia janë destinacianet e mundshme të cr7 sipas gazetës “Record”. /Koha Jonë/