Kryemadhi përplaset me Ballën në oborrin e Kuvendit

Jashtë ambienteve të Kuvendit, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla janë përplasur me njëri tjetrin.

Ka qenë fillimisht Taulant Balla, i cili referuar Kryemadhit tha: “Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës”.

Ndërkohë i menjëhershëm ishte reagimi i saj, që ndodhej prapa kurrizit të Ballës.

Debati jashtë parlamentit

Balla: Patjetër edhe ju të flisni, se ty ta zuri Luli vendin dhe skishe mundësi të flasësh.  Më vjen shumë keq që bashkëshortja e Presidentit ka filluar të bëjë zhurmuesin, por ky është fati i keq i opozitës

Kryemadhi: Taulant nuk jam marrë as me motrën tëndë, as me gruan tënde, në rregull. Kështu që rri urtë.

Balla: Më pëlqen edukata juaj!

Kryemadhi: Edukata ime është shumë e mirë, por mos u merr me çështje familjare se nuk e dimë si dalim pastaj. Rri urtë! Nuk të shpëton Edi Rama, edhe nuk bëhesh dot ministër i Brendshëm ti  zësh vendin Fatmir Xhafës.