Ish-legjenda e portës së Lacios kritikon Strakoshën: Duhet të përmirësohet!

Ish-portieri legjendar i Lacios, Marko Balota, në një prononcim për “Radiosei”-n ka folur edhe për “gardianin” e Kombëtares Thomas Strakoshën.

54-vjeçari, i cili është portieri më i vjetër që ka luajtur në Serinë A dhe Champions League tregon se Tomasi duhet të përmirësohet në gjithçka dhe se e ardhmja është në duart e tij.

“Ai duhet të përmirësohet në të gjitha aspektet, është normale për moshën e tij. E ardhmja është e tija. Mund të bëjë ndonjë gabim, pasi është i ri dhe do të përmirësohet. Duhet të jetë me fat që gabimet e tij nuk kanë qenë vendimtare”, është shprehur portieri Balota.

Rezultate imazhesh për Ballotta strakosha