Humels thumbon Sane pas lënies jashtë në Botëror: Nuk krahasohet me Myler dhe Ozil

Mats Humels ka kritikuar qëndrimet e lojtarëve të rinj gjermanë dhe ka thënë se Leroi Sne nuk është aspak i rëndësishëm sa Myler apo Ozil. Pavarësisht se talenti ka shënuar 15 gola me Sitin, duke shkëlqyer në Premier League, ai mbeti jashtë listës së 23-lojtarëve për Kupën e Botës. Një vendim që e përkrah edhe Humels.

“Leroi Sane nuk ka të njëjtën qëndrim si Tmas Myler apo Mesut Ozil. Ndonjëherë duhet kohë për të pasur të njëjtin qëndrim si në ekipin kombëare dhe në klubin tënd. Është e qartë që djemtë vijnë nga radhët e të rinjve, dhe janë të ndryshëm nga ata të 10 apo 12 viteve më parë. Kjo është gjenerata e re. Ata kanë një sjellje tjetër, ashtu si në mediat sociale.

Kur unë shkova te Bajerni për herë të parë, nuk flisja një fjalë të vetme në dhomat e zhveshjeve gjatë javëve të para. Kam folur vetëm me Furstner dhe Rensing, të cilët i kisha njohur nga ekipi i dytë”, ka thënë Humels. /Koha Jonë/