Higuain drejt largimit, Levandovski alternativa e parë për Juven

Juventus pritet që të bëjë disa ndryshime të mëdha në sezonin e ri. Drejtuesit bardhezi po përgatiten që për sezonin e ardhshëm reparti i avancuar të jetë në lartësinë e duhur.

Nisur nga deklarata e Gonzalo Higuain, i cili u shpreh se i pëlqen ideja për të luajtur në Premier League, drejtuesit e klubit kanë nisur punën për të gjetur pasuesin e argjentinasit. Emri më i fundit, është ai i Robert Levandovskit, Për “bomberin” polak situata duket disi e komplikuar, pasi Bajern kërkon 200 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin.

Alvaro Morata është një prej alternativave më të mundshme, madje sulmuesi spanjoll qëndron në krye të listës, teksa interes për të ka shfaqur edhe Milani. Çelsi kërkon 80 milionë euro për sulmuesin spanjoll.

Një tjetër dëshirë e hershme e Juventusit është edhe Edinson Kavani, por sërish problem mbetet paga e lartë që ai merr te PSG, 10 milionë euro në sezon. Sidoqoftë, për këtë pjesë zgjidhja mund të gjendet, teksa klubi parizien është i detyruar të heqë dorë nga disa “yjet”për shkak të Fair play-t Financiar.