Bashkëshortja e portierit të Portugalisë këshillon masturbim në Kupën e Botës

Vera Ribeiro, gruaja e portierit të Portugalisë, Rui Patricio është një psikologe dhe seksiologe e njohur. Një javë para startit të Kupës së Botës, ajo ka kritikuar trajnerin e kombëtares, Fernando Santos, i cili nuk i lejon futbollistët që të kenë aktivitet fizik para ndeshjes. Kjo sipas saji ndihmon që të kenë një kontroll më të mirë të nivelit të ankthit dhe stresit. Këshilla e saj profesionale që lojtarët të kontrollojnë nivelin e ankthit dhe stresit, mbështetet në teknikat e masturbimit.

“Gjatë masturbimit lojtarët mund të marrin përfitime, gjumë më të mirë dhe pushim më të mirë. Në këtë mënyrë stresi dhe ankthi do të jetë i kontrolluar. Mungesa e aktivitet seksual nuk është aspak positive. Lojtarët nuk duhet të privohen nga seksi para ndeshjeve, por ne gjithashtu e dimë se në Kampionatin Botëror në Rusi ata nuk janë në kontakt me familjet. Nuk mund të shoqërojnë performancën sportive me akte seksuale”, tregon bashkëshortja e Rui Patrisios.

Vera Ribeiro është e martuar me portierin e ekipit kombëtar, teksa çifti ka dy fëmijë. Portieri Rui Patricio aktualisht është pa ekip, pasi ka mbaruar kontratën me Sportingun dhe me shumë mundësi mund të vijojë aventurën te Napoli. /Koha Jonë/