“Specialisti” Murinjo: Ja cilat do të jenë përballjet e 1/8-ve në Kupën e Botës

Jose Mourinho ka parashikuar se cilat skuadra do të kalojnë në fazën e 1/8-ve në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Rusi. Strategu i Mançester Junajtid ka përcaktuar edhe çiftet e mundshme që mund të ketë në këtë fazë. “Dua që lojtarët e mi të fitojnë, por gjithashtu dëshiroj që lojtarët e mi të shkojnë me pushime. Pra, kjo do të jetë e vështirë”, tha portugezi në analizën që ka bërë për “RT Russia”.

Në grupin A, Murinjo ka thënë se Uruguai do ta mbyll në vendin e parë në grup, ndërkohë që sipas tij Rusia do ta mbyll në vendin e dytë para Egjiptit. Në grupin B, Spanja e mbyll në vendin e prë, para Portugalisë. Në grupin C, Franca do ta mbyllë pa problem në vendin e parë, ndërkohë që në të dytin sipas Murinjos, do të renditet Australia. /Koha Jonë/

Përballjet e 1/8-ve sipas Zhoze Murinjos:

Uruguai-Portugali

Spanjë-Rusia

Francë-Nigeria

Argjentinë-Australia

Brazil-Meksikë

Gjermani-Zvicër

Angli-Poloni

Senegal-Belgjikë