Pollo: S’mund të mbyllet një faqe lajmesh vetëm pse bën satirë me qeverinë

Deputeti i PD-se Genc Pollo ka shkuar sot në Komisionin e Medias, ku ka folur lidhur me mbylljen e një faqeje online nga AKEP.

“Nuk më shkoi mendja që një agjenci që u krijua për të mbrojtur faqet shtetërore nga sulmet e hakerave dhe për sigurinë kibernetike pranë qeverisë mund të keqpërdoret për mbylljen e një web sajti lajmesh për arsye poltike siç është kryeminister.com’. AKEP thotë se unë nuk e kam mbyllur këtë faqe pasi kam pasur një urdhër nga Agjensia e kryeministrit, duke larguar kështu përgjegjësinë nga vetja. Ajo agjenci qeveritare e ka pasur për detyrë që të mbyllë vetëm faqet që përbëjnë kërcënim për faqet shtetërore, dhe jo ato mediatike që bëjnë satirë”, u shpreh deputeti i PD.