Nora Istrefi përlot: 14 vjet pa ty, më mungon në çdo hap (FOTO)

Nora dhe Era Istrefi sot janë dy nga këngëtaret më të suksesshme, janë ndër më të komentuarat e showbizit dhe kanë një publik të gjerë që i adhuron.

Dy motrat gjatë këtyre viteve e kanë vuajtur shumë mungesën e babait i cili u nda nga jeta 14 vite më parë duke lënë pas 3 vajza dhe një djalë. Sot Nora ka postuar një foto ku shfaqet në prehërin e të atit ajo dhe Nita teksa i kushton atij fjalë vërtet prekëse.

“Sot janë bërë 14 vjet pa babin tim, 14 vjet pa njeriun që bëri gjithçka për neve që të kishim një jetë më të mirē. Babi nuk arriti ta shihte suksesin tonë, timin dhe të Erës, por ne e dimë qe ai na shikon nga lartë që të gjithëve. Është engjëlli mbrojtes i Bledit,Nitës, Erës, mamit dhe i imi. Mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë, në çdo hap. Babiq, të dua, të dua më shumë seç mund ta përshkruaj me fjalë”, shkruan Nora.