Ndërhyrje e jashtëzakonshme kundër forcimit të lekut

Banka e Shqipërisë njoftoi se do të blejë në treg euron e tepërt për të shmangur forcimin e mëtejshëm të lekut, një lëvizje e mirëpritur nga një pjesë e operatorëve, por që ngre dilema të tjera për autoritetin monetar.

Banka e Shqipërisë njoftoi një vendim të paprecedent për ndërhyrje të jashtëzakonshme në tregun e këmbimit valutor, duke blerë euron e tepërt në treg me synimin e shmangies së forcimit të mëtejshëm të lekut.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko deklaroi ndërhyrjen në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës të BSH. Sipas Sejkos, forcimi i tepërt i lekut po ndikon në rënien e çmimeve në ekonominë shqiptare. Vijon….