Maradona shtrohet në spital në Kolumbi, rrezikon të operohet

Diego Maradona do të operohet pasi është shtruar në spital në Kolumbi. Legjenda argjentinase, është  në spitalin e qytetit kolumbian Kali ku po i nënshtrohet testeve të nevojshme. Maradona thuhet të jetë duke u trajtuar nga i njëjti doktor që i operoi gjurin 17 vite më parë, German Oçoa.

Fituesi i Kupës së Botës raportohet t’i jetë nënshtruar testeve në gjurin e majtë në prag të detyrave si analist në Kupën e Botës. 57-vjeçari raportohet se kishte muaj të tërë që kishte dhimbje në gju.

“Është një kontroll i përgjithshëm i gjurit. Jemi duke bërë vlerësimet tona dhe nëse do të ketë nevojë për t’u operuar, do të operohet,” është shprehet Dr. Oçoa.

Media lokale raporton se Maradona mund të qëndrojë në spital për gjashtë deri në tetë ditë. Ai do të jetë analist për një kanal italian gjatë Kupës së Botës.