Kombëtarja fiton ndaj Gjeorgjisë, kualifikohet në fazën finale të Ligës së Europës

Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi sot pasdite 3-0 ndaj Gjeorgjisë në takimin e gjashtë dhe të fundit eliminator të fazës në grupe të Ligës së Europës luajtur ne “Feti Borova”, duke korrur suksesin e pestë në këtë event.

Të trija setet u dominuan nga ekipi shqiptar, duke i fituar madje edhe më diferencë pikësh: 25-14, 25-13 dhe 26-24.

Shqipëria është kualifikuar për në fazën finale të Ligës së Europës, e cila do të luhet në Suedi në datat 16-17 qershor.