Kapen me mbi 6 kg heroinë, shkatërrohet banda e drogës në Greqi. 7 shqiptarë në pranga (FOTO)

Policia greke ka arritur një tjetër sukses në luftën kundër drogës. Pas muajsh kërkimi ata kanë mundur të shkatërrojnë një organizatë kriminale që trafikonte drogë në rajonin e Thesalisë duke fituar shuma të konsiderueshme parash.

Media greke EPT shkruan se u arrestuan 7 shtetas grekë dhe 7 shqiptare. Policia sekuestroi 6 kg heroinë, dhe sasira të vogla kanabisi dhe kokaine.

sdgag

U sekuestruan gjithashtu 6.140 euro, 2.200 lekë, 65 paund, gjashte automjete, një motoçikletë dhe 21 celularë.

Policia thotë se një prej drejtuesve te rrjetit, një 48 vjeçar shqiptar, e drejtonte aktivitetin qe nga burgu. Ai ishte arrestuar ne korrik te vitit te kaluar, për trafik droge.