I ati lavdëroi Edi Ramën, deputetja e PD: Si qëndron e vërteta pas videos

Në zgjedhjet parlamentare të vitit të shkuar, në qytetin bregdetar të Durrësit spikati e vetmja deputete e zgjedhur femër nga Partia Demokratike. Fatbardha Kadiu nuk njihet vetëm si deputete, por gjithashtu edhe si profesoreshë në universitetin “Alfred Moisiu”.

Por, po të kërkojmë me vëmendje nëpër rrjetet sociale, do të shohim se kjo deputete është shumë pak e njohur dhe tepër e rezervuar për jetën e saj private.

Në një intervistë ekskluzive për “VIP Pages” të “Gazeta Shqiptare”, ajo ka rrëfyer aspiratat e saj dhe pasionet përtej kornizave të politikës. Gjithashtu, znj. Kadiu u lakua së tepërmi para pak kohësh për faktin nëpër medua u diskutua se i ati i saj lavdëronte kreun e PS-së, Edi Rama.

Por si qëndron e vërteta sipas deputetes së PD-së? Për më tepër, në intervistën e mëposhtme:

Jeni e vetmja deputete e PD për Durrësin. Si u ndjetë kur fituat këtë post?
Ishte një propozim i ardhur nga kryetari i PDSH-së, si pasojë e përfshirjes sime në veprimtarinë e partisë së degës prej vitesh. Ndonëse kontributi im ka qene kryesisht i ardhur nga sfera akademike, duke u përpjekur të sjell diçka nga mendimi ekonomik në një organizatë politike të një dege qyteti, ku nuk është aspak e lehtë që aktiviteti politik të shtrohet gjerësisht. Siç mund ta dini, partitë politike në qytetet e tjera veç Tiranës, kryesisht aktivizohen në mobilizime qytetarësh dhe aktivitet propagandistik. Nuk është e thjeshtë të bësh politikë zhvillimi në organizatat e partisë në qytete. Ende sot e mendoj që kjo është një sfidë që duhet realizuar.

Përveçse deputete, ju jeni edhe profesore në universitet. Cila është arsyeja që ju shtyu të ishit pjesë e politikës?
Rinia, rinia dhe vetëm rinia. Indiferenca e të rinjve ndaj dijes, trishtimi në sytë e tyre për të nesërmen. Deformimi i dijes, transformimi i informacionit si dije. Frika që këta të rinj do të lënë vendin, ashtu siç aktualisht po ndodh.

Cili është pasioni më i madh i juaji në jetë, shkëputur nga rutina?
Kur thua pasion tingëllon një lloj nuance apo një lloj gatishmërie për të vuajtur për hir të asaj që do, e në këtë aspekt të mirëfilltë të fjalës, “pasion” unë nuk kam asnjë lloj pasioni. Por, besoj që gjërat bëhen me pasion, punët apo qëllimet arrihen me pasion, në rast të kundërt nuk i arrin dot. Dhe çdo gjë në jetën time e bëj me pasion duke nisur që nga të qenurit prind, bashkëshorte, bijë, motër, mike, profesore e deputete.

A është bashkëshorti juaj suportues në punën që ju bëni?
Natyrisht. Bashkëshorti im është shoku im i jetës, është babai i tre fëmijëve të mi, është gjysma e jetës sime. Në këtë kuptim ai është suportues, mbështetës, kritik, por në të njëjtën kohë në momente të caktuara është josuportues, jombështetës etj. E rëndësishme është që ashtu siç suportohemi, edhe sfidohemi.

Thuhet se më parë familja juaj ka qenë e majtë dhe është vënë re së vitin që shkoi, babai juaj lavdëroi Edi Ramën. Cilat janë arsyet që ju shtynë të zgjidhnit PD?
Gjyshi im, Sulejman Kadiu është një nga patriotët që ngritën flamurin në sheshin “Iliria” në Durrës në datë 26 nëntor 1912, pjesë e Kuvendit në një legjislaturë dhe më pas u burgos nga regjimi nga viti 1945-1950. Në të njëjtën kohë e gjithë familja u internua. Babai im është 85 vjeç dhe ka një karrierë sportive 72-vjeçare si notar. Ka 38 rekorde, medalje ari. Kuvendi i ka akorduar medaljen “Naim Frashëri”. Mban titullin “Nderi i Notit Shqiptar”. Me rezultatet e arritura është një ndër 15 sportistët më të mirë në botë për sportin e notit. Në videon me Ramën, im atë shpreh një frazë, që e thotë një njeri, i cili jetën e tij e ka të lidhur me pishinën. Ndoshta madje njerëzit as nuk e kanë kuptuar që biseda është zhvilluar në inaugurimin e pishinës së Durrësit.

Në rininë tuaj, ose ndoshta edhe më parë, çfarë dëshironit të bëheshit?
Në fakt kam dashur të vazhdoj studimet për matematikë dhe e mendoj akoma që mund ta realizoj. Pa dashur të humb elementët e modestisë, kam dashur të bëhem kjo që jam sot dhe jo vetëm në kuptimin thjesht të pozicionit, por në të gjithë kompleksitetin e të qënit një njeri i vetëkompletuar si në karrierë, në marrëdhënie njerëzore, miqësi, familje etj.

A i rrisni fëmijët me frymë politike?
Besoj dhe në fakt çdo ditë përpiqem që fëmijët të mos të kenë lidhje as tangjente me politikën, sepse janë në një moshë të vogël dhe duhet të jetojnë fëmijërinë në botën e tyre të bukur e të drejtë. Besoj se çdo njohuri ka kohën e vet dhe fëmijët e mi janë akoma shumë të vegjël të njihen me politikën, por në mënyrë indirekte si çdo prind, unë u ushqej fëmijëve disa vlera të caktuara që ato bëhen dhe baza e zgjedhjeve të tyre në të ardhmen.

Mendoni se është më mirë që ata të vijojnë studimet jashtë, si shumica e fëmijëve të politikanëve, apo këtu? Pse?
Të studiuarit jashtë nga vetë eksperienca ime personale mund të them që ka aspektet e veta pozitive, ashtu edhe negative. Besoj që më e rëndësishmja është që fëmija të kuptojë që po studion për të fituar dije, për të fituar eksperiencë, që një ditë të jetë i aftë të kontribuojë në shoqëri me norma, vlera dhe njohuri universale.
fatbardha-5
Ju jeni profesore më parë se politikane. Cila është vlera më e lartë që u mësoni studentëve?
Të qenurit në universitet, asnjë profesor nuk i lejon vetes t’u mësojë studentëve vlera, sepse supozohet që ata janë maxhorenë. Por ka një sërë indikatorësh që pedagogu mundohet t’i tregojë me sjelljet e tij studentit. Për shkak ndoshta të profilit tim në degën e Ekonomiksit, ku gjithçka është teori dhe teoritë janë të shumta, mundohem gjithmonë t’u tregoj studentëve rëndësinë e supozimeve mbi të cilat ngrihen teoritë apo ngjarjet e caktuara, mundohem t’u tregoj që pyetjet shpeshherë janë më të rëndësishme se vetë përgjigjet dhe në fund jo qëndrimet, por argumentimi i qëndrimeve bëjnë diferencën.

Cila është pika kulmore që mbani mend, ku gjithçka mori kthesë dhe jeni këtu ku jeni?
Unë jam sot këtu në sajë të parimeve të mia, meritave të mia, punës dhe vullnetit tim të përditshëm, luftës që bëj çdo ditë me veten time, ndaj besoj fort që arritja nuk vjen si kthesë e menjëhershme, apo përmes pikave kulmore, por vjen nga përpjekjet e përditshme dhe zgjedhjet e përditshme që bën njeriu në jetën e tij. Por mbi gjithçka dhe për gjithçka kam dhe jam falënderoj Zotin.

Cila është pika kulmore që mbani mend, ku gjithçka mori kthesë dhe jeni këtu ku jeni?
Unë jam sot këtu në sajë të parimeve të mia, meritave të mia, punës dhe vullnetit tim të përditshëm, luftës që bëj çdo ditë me veten time, ndaj besoj fort që arritja nuk vjen si kthesë e menjëhershme, apo përmes pikave kulmore, por vjen nga përpjekjet e përditshme dhe zgjedhjet e përditshme që bën njeriu në jetën e tij. Por mbi gjithçka dhe për gjithçka kam dhe jam falënderoj Zotin.
fatbardha-8
Cila është pendesa më e madhe? Pse?
Pendesa të mëdha nuk kam besoj dhe në fakt nuk i ngre shumë pyetjet: “Po sikur të kisha bërë kështu ose ashtu”, thjesht mendoj çfarë të bëj më mirë nesër. Kushtëzohem në të gjithë jetesën time si atë familjare, ashtu edhe atë profesionale të kem sjelljen më të lartë të mundshme.

Cili është personi që ju ka frymëzuar në jetë apo ju ka nxitur të ecni përpara?
Nuk mund të them persona që më kanë frymëzuar, por mund të them që një sërë njerëzish kanë pasur ndikim në jetën time. Duke nisur që nga familjarët e mi, mënyra sesi të gjithë bashkë kemi kapërcyer momente tragjike tonat, po ashtu matematicienë dhe ekonomistë si John Nash, William Vickrey, James Mirrlees etj., më kanë frymëzuar disi. Por besoj që tashmë frymëzimin e marr nga Bardha, më mjafton të shoh brenda mendjes, unit apo ndërgjegjes sime e të gjej frymëzim.

Nëse do të mundeshit të ktheheshit mbrapsht në kohë, çfarë do të ndryshonit në jetën tuaj?
Gjithçka dhe asgjë.