“Fantazma” e Ballist Morinës shfaqet në Beograd

Ka kaluar 4 vjet nga ajo natë e stadiumit “Partizan” në Beograd, ku me anë të një droni, “Ballisti”, alias Ismail Morina valëviti një flamur të hartës së vilajeteve të bashkuara shqiptare së bashku me foton e Is Boletinit dhe Ismail Qemalit.

Por serbët ende nuk e kanë harruar, madje “fantazma” e “provokacjes” së thirrur me zë koke nga komentatori i RTS-së është shfaqur sot as më pak e as më shumë por nga qeveria e Serbisë.

Siç bën të ditur Sputnik, Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se dronë pa pilot kanë fluturuar sërish mbi serbi para dy muajsh.

Lajmin e kanë mbajtur të fshehtë dhe më pas e bënë publik për disa media. Të jetë e vërtetë?

Ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviç ka mbajtur edhe një interpelancë speciale në Parlament rreth flutUrimeve të dronëve mbi Serbi.

Deri më tani nuk ka pasur asnjë shpjegim ” zyrtar” – të paktën jo kur është fjala se nga kush këta dronë komandoheshin.

Megjithatë, Sputnik-u rus ka marrë tashmë informacion nga Ministria e Mbrojtjes për avionët “misterioz”.

Siç bën të ditur Sputnik, ministria tha se fluturimi i dronëve “mund të jenë të lidhura me aktivitetet e paligjshme, transferimi i emigrantëve nga grupe të krimit të organizuar në të gjithë kufirin shtetëror, kontrabandën e mallrave, lëndëve narkotike dhe të tjerë të angazhuar në aktivitete të paligjshme”.

Gjithashtu është konfirmuar se njësitë e Ushtrisë Serbe të vendosura në Zonën e Sigurisë Tokësore (përgjatë vijës administrative me Kosovën) regjistruan disa herë shfaqjen e dronëve të vegjël, të cilat, ata theksojnë, mund të blihen në çdo dyqan.

Ministria tha se Ushtria nuk reagoi “sepse ka procedura shumë të qarta për të vepruar në rast të shkeljes së sovranitetit të shtetit dhe në rast se rreziku i hapësirës ajrore është i madh”.

“Duke pasur parasysh faktin se këto drone nuk janë vërejtur në afërsi të objekteve ushtarake, si dhe se ata kishin mundësi shumë modeste në drejtim të zbulimit, por edhe nuk ishin të rrezikshme, ata nuk përbëjnë një kërcënim për sigurinë e vendi, megjithëse çdo rast është analizuar në detaje, nga të gjitha aspektet.

Në rastin konkret, siguria e qytetarëve dhe e pronës së Republikës së Serbisë nuk është komprometuar”, tha Ministria e Mbrojtjes për Sputnik.

Dikasteri i mbrojtjes tha gjithashtu se, në bashkëpunim me SMATSA, agjencinë ajrore të shërbimit të trafikut ajror të Serbisë dhe Malit të Zi – ata “në mënyrë të vazhdueshme dhe të besueshme kanë kontrolluar nëse këto drone prekin sovranitetin e hapësirës ajrore të Republikës së Serbisë”.

Sputnik thekson ndër të tjera që dronet kanë ardhur nga jugu i Serbisë, duke nënkuptuar Kosovën dhe Luginën e Preshevës. (tesheshi)