Bëri dy gafa qesharake në finalen e Championsit, Kerius pushon me të dashurën në Bora Bora

Loris Kerius, pas gafave në finalen e Champions League, ka vendosur që të relaksohet në Bora Bora. Sipas gazetës “Bild”, portieri i Liverpulit, i cili do të mbahet mend për dy gabimet fatale në Kiev, po shoqërohet nga e dashura e tij: Daniela Greis, 27-vjeçare, e cila në të kaluarën ka pasur një marrëdhënie edhe me Kristiano Ronaldon.

Shenja të veçanta? E gjatë, elegante dhe bionde. Ashtu si në muajit e fundit, portieri gjerman gjen një tjetër bukuroshe, pas Pamela Reif, Annelie Alpert dhe Ianthe Rose.