Si dështoi kushëriri i Shallarit të vriste Artan Cukun dhe takimi në kafe me porositësin

Ndërsa në media ka qarkulluar lajmi se ndaj Artan Cukut ishte bërë edhe një tentativë për ta vrarë një ditë para krimit, teksa qëndronte në kafe, mësohen të gjitha lëvizjet e autorëve.

I pandehuri pranon se nuk e njihte viktimën Artan Cukun, atë ia pat treguar porositësi i krimit duke shkarkuar një foto të tij nga interneti dhe duke i bërë të ditur automjetet me të cilat lëvizte viktima dhe vendin ku i parkonte para se të hynte në banesë”,- thuhet në dosjen e siguruar nga “BalkanWeb”.

Shallari ka treguar se tentativa u krye një ditë para vrasjes së Cukut dhe rolin e ekzekutorit e kishte marrë kushëriri i tij, Kristaq Leci, ndërsa armët i kishte siguruar Bledar Jambelli.

Plani i vrasjes u thur nga mesi i dhjetëditëshit të tretë të marsit dhe fillimi i prillit 2017; me porosi të Bledar Jambellit (organizatorit) dhe me ndihmën e Kristaq Lecit kushëririt të tij vëzhguan territorin rreth banesës së viktimës, dhe e ruajtën atë për të gjetur rastin e volitshëm. Një tentativë u synua të kryhej paraditen e datën 7 prill 2017, ku rolin e ekzekutorit e pati marrë përsipër djali i dajës së tij, Kristaq Leci, i veshur me të njëjtat tesha që të nesërmen i veshi i pandehuri”,- theksohet në dosje.
mikel-shallari-1
Në dosje përshkruhen me detaje pozicionet e tyre, madje Shallari tregon dhe arsyet pse tentativa dështoi.

Të dy u pozicionuan tek hapësira me bar përbri parkimit, përballë godinës së Universitetit “Marin Barleti” ku mbanin të fshehura edhe armët. E identifikuan viktimën, i cili u ul në një kafe aty pranë, i pandehuri Leci me armët në brez e ndoqi nga pas por nuk e kreu aktin nga frika e identifikimit, për shkak të lëvizjeve të shumta të njerëzve në atë orë. I pandehuri Shallari shpjegoi se si ata vëzhgoheshin nga organizatori Jamblelli, i cili i nxiti që të qëllonin”,- sqarohet në dosje.

Ai po ashtu ka treguar edhe takimin në mbrëmje në kafe me organizatorin dhe bisedën me tone fyese të tij si dhe porosinë e prerë që krimi të kryhej brenda ditës së nesërme.

Në mbrëmje vonë, të tre të pandehurit u takuan në një lokal, ku organizatori me tone fyese shprehu pakënaqësinë ndaj tyre dhe i nxiti që krimin ta kryenin të nesërmen. I vënë përpara presionit dhe i detyruar nga Jambelli për shkak se kishte pranuar para, Shallari pranoi ta kryente ai krimin. Një herë në dy ditë ai kishte marrë instruksione të qarta që të ndryshonte numrat e telefonit. Ai komunikonte vetëm me të pandehurin Leci, ndërsa me Bledar Jamblellin nuk ka komunikuar kurrë në telefon përveçse përmes këtij të fundit”,- thuhet ndër të tjera në dosjen e vrasjes së Artan Cukut.