Shqipëria U-21 leksione futbolli Bjellorusisë, fiton testin e parë miqësor

Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve ka fituar me shifrat e ngushta 3-2 testin e parë miqësor me Bjellorusinë, kjo falë dhe formës fantastike të sulmuesit Sahiti që ishte autor i dy golave.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh, por më pas në fundin e së parës, sulmuesi që veshi për herë të parë fanellën kuqezi, Shefit Shefiti barazoi shifrat.

Në të dytën, ishte Sahiti që me dy golat e tij përmbysi gjithçka dhe i dha fitoren ekipin të Alban Bushit, duke treguar një formë të mirë që në ndeshjen e parë me Shpresat.

Dy minuta nga fundi i takimit kishte vend dhe për golin e dytë të Bjellorusisë, por që nuk ndryshoi asgjë në fatet e kësaj përballje.