Rrëfehet aktorja: Të bëhesha nënë ishte mrekulli, unë dhe Tom Cruis kemi humbur dy fëmijë

Nicole Kidman rrëfen për herë të parë pas shumë vitesh për humbjen e dy fëmijëve. Bëhet fjalë për rreth 30 vjet më parë kur aktorja amerikane ishte e martuar me Tom Cruise.

Ishte viti 1990 ,aktorja ishte vetëm 23 vjeçe kur humbi fëmijën e saj të parë. Ajo ka treguar se bëhej fjalë për një shtatzëni jashtë mitre dhe u detyrua të abortonte. Ndërsa në vitin 2001 pati një abort spontan. Dramën e humbjen së dy fëmijëve të saj aktorja i tregoi në një intervistë për revistën “Tatler”.

“Të bërit nënën për mua ka qenë një rrugë e gjatë dhe shumë e dhimbshme, ishte një mrekulli. Ka provuar dëshirën e madhe për të pasur fëmijë dhe dhimbjen që nuk vinte”- rrëfehet aktorja Nicole Kidman.

Dhimbja që provohet kur provon një abort është diçka për të cilën flitet shumë pak por që të shkakton një dhimbje të jashtëzakonshme”- vazhdon të tregoj më tej Nicol.

Con Cruise dhe Nikol Kidman adoptuan dy fëmijë, në vitin 1992 Isabell-n dhe në 1995 djalin, Connor. Ndërsa nga martesa me bashkëshortin e dytë, Keith Urban aktorja lindi dy vajza, Sunday Rose në vitin 2008 dhe Faith Margaret në vitin 2010. Vajzat nuk lindën nga aktorja por nga një nënë surrogate.( nëna që lind foshnjen e dikujt tjetër)