Reali javën e ardhshme zgjedh trajnerin e ri, ja 4 kandidatët (VIDEO)

Masimiliano Alegri, Antonio Konte, Jurgen Klop dhe Mauricio Poketino janë kandidatët e mbetur për të marrë drejtimin e Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm. Kanali i njohur në Spanjë, “El Chiringuito TV” ka publikuar para disa minutash një lajm se në javën e ardhshme do të bëhet zyrtare edhe emri i trajnerit të ri.

Trajneri i Juventusit është kandidati numër një sipas mediave spanjolle, por strategu i bardhezinjve mendohet se ka refuzuar propozimin e Perezit. Gjithsesi kjo mbetet të shihet. Konte ndërkohë është i papunë, ndërkohë që Klop dhe Poketino do të jetë e vështirë për t’i bindur që të lënë ekipet aktuale.

Për momentin Konte duket më i avantazhuar, por duhet parë edhe qëndrimi i Masimiliano Alegrit. /Koha Jonë/