Edmond Islamaj, gjyqtari korrekt i gjykatës së lartë. IDKPKI: Justifikon pasurinë

Edmond Islamaj është paraqitur këtë të martë përballë trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si gjyqtari i parë i Gjykatës së Lartë, i cili kryen procesin e vettingut.

KPK ka shqyrtuar dosjen e tij dhe mbi hetimin pasuror relatorja Genta Bungo u shpreh kështu:

“Sipas IDKPKI deklarimet e  Islamajt jane te sakta, ka burime te ligjshme per justifikimin e pasurise. Nuk ka konflikt interesi. Sipas hetimit administrativ te KPK ne vitin 2017 Islamaj ka deklaruar nje apartament ne Durres, 87 metra katrore qe e zoteron me prinderit, toke are ne Karpen te Kavajes, 1000 metra katrore, llogari depozite kursimi e krijuar ne vitin 2000 me vlere 5 mije euro, depopizte kursimi 20 mije euro ne vitin 2016”.

Do të jetë data 7 qershor, dita ku do të vendoset mbi fatin e gjyqtarit Islamajt.