Adi Krasta me syrin e nxirë. U rrah për një kompliment (FOTO)

Adi Krasta është rrahur për një kompliment. Gjithçka ndodhi në një prej spektakleve të para të tij pas viteve ’90-të, “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Motivet e rrahjes sipas medias së asaj kohe, ishin pasi Krasta kishte komplimentuar një vajzë të ftuar nga publiku në skenë, që siç u tha, ishte e lidhur me një tip të fortë.

Më pas moderatori u rrah keqas brenda një dyqani, ndodhi kjo që tronditi atëherë opinionin publik. Në disa shkrime që gjenden në Google u tha se qeveria mori në mbrojtje për disa kohë Krastën, duke i lënë pas pas vetes dhe një truproje të Gardës së Republikës.

Meqë ra fjala, kërkuam në Google mbi sherre që nxiten nga një kompliment dhe nuk është se janë të pakta.