Provimi i parë i Maturës, urimi i veçantë i deputetes Malaj

Rreth 37 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të parë të Maturës Shtetërore ku do të testojnë njohuritë e tyre për gjuhët e huaja. Në një postim në facebook, ish-zv/ministrja e Arsimit, Nora Malaj, uron maturanët duke thënë se kjo është Matura e fundit që mbyllet me këtë kurrikul.

Duke e përshkruar këtë moment si emocionues dhe me përgjegjësi, Malaj shton se: ”Shumë emocion dhe përgjegjësi, si për nxënësit, ashtu edhe për mësuesit, administratorët dhe prindërit e tyre! Përgjegjësi për Ministrinë që të realizojë standartin e këtyre provimeve, si dhe për të gjithë sistemin e arsimin parauniversitar”,-shkruan Malaj.

Deputetja e LSI-së, thekson se kush investon në dije dhe dikuri, ka investuar në të ardhmen e shoqërisë dhe standartin e cilësinë e jetës.