Përplasja me tifozët e Romës, Thomas Strakosha e mbyll me një kërkim faljeje

Një deklaratë e Thomas Strakoshës, portierit të Lazio-s, për mediat shqiptare ka ngjallur shumë reagime dhe në fund një kërkim falje të ‘gardianit’ 22-vjeçar.

Gjithçka nisi pas këtyre fjalëve: “Unë mund të shkoja te Roma, por falënderoj Perëndinë që zgjodha Lazion. Natyrisht, unë isha i ndikuar nga drejtori sportiv, Igli Tare, i cili me personalitetin e tij të godet dhe ndikon nga këndvështrimi psikologjik. Ai ka një zgjidhje për të gjitha situatat, me të cilat përballet Lazio.”

Deklarata këto që kanë sjellë reagimin e tifozëve të Romës. “asromadaily” në ‘instagram’ përbri fjalëve të Strakoshës ka shkruar: “Ne, gjithashtu, falënderojmë Perëndinë që ke zgjedhur Lazion”.

387409_TS_04-06-18_3592342038_

Por ngacmimet nuk janë ndalur këtu. Strakosha i ka kthyer përgjigjje “asromadaily” duke komentuar në postimin e tyre datën e fitimit të kupës së Italisë në derbi, “26 maj”, të shoqëruar me disa ikona.

Menjëherë kanë shpërthyer komentet e shumta, me tifozët e Lazio-s që i pëlqyen shumë reagimet e portierit, ndërsa ata të Romës kuptohet që nuk i pritën mirë.

Në fund portieri shqiptar, në mënyrë që të mos krijojë keqkuptime, ka kërkuar falje. Në ‘insta story’ Strakosha ka shkruar: “Do të doja të kërkoja falje për komentin. Duhet të jem një shembull dhe të mos bëj gabime si ky”.

123