Melania Trump s’duket gjëkundi, miqtë në panik: Është zhdukur

Melania Trump ka shqetësuar gjithë miqtë e saj, pasi nuk ka asnjë shenjë jete prej saj, që pas operacionit të papritur në veshka. Edhe pse Zonja e Parë para pak ditësh ka shkruar në Twitter se është mirë dhe po rikuperohet në Shtëpinë e Bardhë, njerëzit janë të bindur se ka diçka më tepër se kaq.

Askush nuk beson se ka qenë vetë Melania ajo që e ka shkruar atë status, thjesht sepse nuk është mënyra e saj e të shkruarit dhe të gjithë mendojnë se, pas kësaj fshihet presidenti dora vetë.

Muajin e kaluar, Melania iu nënshtrua papritur një operacioni në veshka, por ajo nuk është parë asgjëkundi. Për zhdukjen e saj janë spekuluar me qindra teori. Një prej tyre thotë se  Melania nuk ndodhet fare në Washington D.C.