Llogaridhënia publike, Dashamir Shehi: Tallje dhe rrëshqitje drejt banalitetit

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, ku po diskutohet turi i llogaridhënies së qeverisë, deputeti dhe kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka thënë se ky tur është rrëshqitje drejt banalitetit dhe tallje e qeverisë.

“Nuk është as llogaridhenie, as propagandë. Është rrëshqitje drejt banalitetit. S’ka lidhje as me shtetin, as me demokracinë. U thotë njerëzve bëni mesazh te portali dhe merrni përgjigje për 10 ditë. Cili është ky portal që zëvendëson institucionet e shtetit. Pse duhet t’i drejtohet qytetari portalit? Kjo është tallje dhe është e paligjshme? Është kundër kushtetutës, është antiligjore, çfarë është ky shtet, çfarë janë këto ligje. Hallin nuk do na e zgjidhi i madhi, as portali që ka hapur i madhi.

Ky e ka çuar në ekzagjerim të tepërt, është teatër i tepërt për një kryeministër. Ne gjykojmë që është një propagandë banale, bën bla bla bla nga mëngjesi në darkë. Na kujton kohë të vjetra, kohën e Maocedunit. Por Maoceduni drejtonte 1 miliard njerëz, i shkon të bëjë gjëra të tilla. Ky nuk i thotë më fletërrufe, por i thotë portal“- tha Shehu.