Kushëriri mori azil politik, djali i Azem Hajdarit kërkesë mediave

Kushëriri i liderit historik të lëvizjes studentore në Shqipëri Azem Hajdarit, Arbeni ka fituar statusin e azilantit politik në Francë.

Arbeni, i cili është djali i xhaxhait të Azemit e ka publikuar vetë lajmin ndërsa të gjitha mediat shkruan për këtë ditën e djeshme.

Por për këtë ka reaguar djali i Azemit, Kir Hajdari i cili i konsideron të pavërteta gjithë lajmet për të.

Ndërsa i bën thirrje mediave që të mos keqpërdorin emrin e familjes Hajdari, ai thotë se nuk ka influencuar aspak në procedurat e akordimit të azilit politik.

Ja çfarë shkruan Kir Hajdari: Miq te dashur, Ne lidhje me lajmin që është shpërndarë sot nëper mediat elektronike për famijen tonë konfirmojmē se: asnjë anëtar i Familjes Hajdari nuk ka ndihmuar apo influencuar në procedurat e akordimit të Azilt politik në France për kushëririn tonë. I urojmë një jetë të mirë atij dhe kërkojmë me mirëkuptim që emri i familjes sonë mos të keqperdoret.”

Në statusin e tij ka komentuar edhe vetë Arbeni i cili shkruan: Duke pershendete gjithe kushot e mi sqaroj see statusin politik ne France e kam fituar nga dhuna e policise te Edvin droges kunder meje.”

Arben Hajdaraj ka sqaruar për Panorama se ka qenë pjesëmarrës në protestën e opozitës më 8 dhjetor të 2015 dhe sipas tij e kanë arrestuar vetëm për shkak të mbiemrit që ka dhe bindjeve politike të djathta. Sipas tij përfitimi i statusit të azilantit nuk ka ardhur për shkak të lidhjeve familjare me famljen e Azem Hajdarit.”