KLSH prezanton strategjinë, Ruçi: Të jemi gardianë të ligjshmërisë

Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka prezantuar strategjinë për zhvillimin e institucionit për periudhën 2018-2022. I pranishëm në këtë aktivitet ishte kreu i KLSH, Bujar Leskaj dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Në fjalën e tij, Ruçi tha se “duhet të bëhemi gardianë më të vëmendshëm të ligjshmërisë, ndershmërisë dhe eficiencës së qeverisjes”.

”Askush nuk është i përsosur, por ne edhe ju duhet të bëhemi gardianë më të vëmendshëm të ligjshmërisë, ndershmërisë dhe eficiencës së qeverisjes. Qeverisja nga populli, me popullin dhe për popullin garantohet në rradhë të parë nëpërmjet kontrollit parlamentar dhe auditimit të veprimtarisë së saj. Ligji i ri për Kontrollin e Lartë të Shtetit, miratuar në vitin 2014, ofron më shumë garanci jo vetëm për zbatimin e standarteve ndërkombëtare të auditimit, por edhe për bashkëpunimin efektiv dhe të qëndrueshëm me Kuvendin”,-tha Ruçi.