Foto të veçanta, të pa publikuara, nga spektakli i Rita Orës dje në Tiranë

Erdhi si vetetimë, Rita Ora, në Tiranë duke ndriçuar Shqipërinë dhe iku si bubullimë, duke lenë pas vetes zërin e saj melodioz si dhe Tirana u bë lajm botëror për këtë të dielë. Rita iku duke u ruajtur në memorien shqiptare si një ikonë.

Rita Ora ka ndezur këtë të dielë Tiranën, duke krijuar një atmosferë fantastike për dhjetra mijëra qytetarë që ishin në sheshin “Skënderbej”.

Për një orë Rita Ora mbajti Shqipërinë live me zërin e saj të shkëlqyer. Ajo është këngëtare me famë botërore dhe një shqiptare e madhe me shpirt.

“Do të këndoj diçka speciale për ju sonte, një këngë që është pjesë e albumit tim më të ri. “Soul Survivor”, mesazhi i së cilës është të jesh një mbijetues dhe të jesh krenar për atë që ti je”, u shpreh Rita Ora.

Fotot nga aktiviteti i Rita Orës janë të shumta, por si këto foto nuk keni parë.

FOTO GALERI/ KONCERTI I RITA ORËS NË TIRANË